Torino ka fituar mbrëmjen e sotme me rezultatin 0-1 në transfertën kundër Veronës. Ivan Juriç duket se nuk ka më dilema sa i përket portës. Etrit Berisha gjendej përsëri titullar mes shtyllave, ku e ka mbajtur rrjetën e tij të paprekur përgjatë gjithë lojës.
Gardiani shqiptar ka dëshmuar se e meriton fanellën e titullarit me Torinon, pasi tregoi lartësinë e tij në disa raste. Momenti më i mirë ishte pritja që bëri në fund të pjesës së parë. Me këtë fitore Ivan Juriç arriti për të parën herë në karrierën e tij 50 pikë brenda një sezoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/