Edhe pse vitet kalojnë klasi i Alban Mehës në fushën e lojës vijon të mbetet ende. Teknika dhe gjuajtjet nga distanca apo nga goditjet e dënimit kanë qenë gjithnjë pika e tij më e fortë e vazhdojnë të mbeten të tilla për të. Aftësitë e tij mesfushori shqiptar i ka treguar edhe në moshën 33-vjeçare.
Meha ka ekzekutuar me përpikmëri një goditje dënimi për ekipin e tij Hessen Kassel, duke ia bërë mision të pamundur portierit kundërshtar pritjen e topit. “Sniperi” shqiptar ka ditur të shënjestrojë sërish, duke i bërë vitet të duken thjesht një numër./Sport Sport Ekspres/
??????? ?@KSVHessenKS? pic.twitter.com/M4K0fg0Moc
— Alban Meha (@meha_alban) March 2, 2020