FOTO/ Për të shuar edhe dyshimin më të vogël, Armando Broja gati me Lampard kundër Liverpoolit

Momenti më i rëndësishëm në karrierën e Armando Brojës ka ardhur, teksa ftesa e Lampard ka mbërritur për të. Gjithë mundi dhe puna e mirë që talenti shqiptar ka bërë me ekipet e moshve te Chelsea nuk mund të lihej pa shpërblyer. Nëpërmjet burimeve të sigurta “Sport Ekspres” mësoi në pasditen e sotme se Broja jo vetëm që është stërvitur me ekipin e parë, është grumbulluar në hotel me skuadrën e yjeve të londinezëve, por njëkohësisht edhe se do të debutojë për herë të parë në listën për ndeshjen e FA Cup kundër Liverpoolit.

Lampard ka zgjedhur që t’i besojë sulmuesit shqiptar, ndryshe nga më parë kur thjesht e grumbulloi në seancën stërvitore për t’u ambientuar dhe nxehur muskujt. Këtë herë qëllimi është krejt tjetër, pasi trajneri i bluve të Londrës kërkon ta ketë Brojën nën urdhërat e tij për ndeshjen e nesërme. Për këdo që dyshonte se ky futbollist mund të luante sot në mbrëmje me Chelsean U-23, vetë klubi i të rinjve tregon se Broja nuk është as në stol me ta e jo më në fushë, pasi lojtari ka qëllime më të rëndësishme./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online