Arsenali ka zhvilluar ditën e djeshme një takim miqësor kundër Nurnberg-ut. Ndeshja ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Nurnberg-u merr një barazim falë një autogoli të çuditshëm të shënuar nga Jorginho.
Mesfushori i Arsenalit përpiqet të kthejë topin pas për te portieri, por i ndikuar edhe nga presioni i sulmuesit kundërshtar, e dërgon atë në rrjetën e tij. Shpesh herë është mësuar të godasë portën kundërshtare nga distancat e largëta, por këtë herë shënjestra rezultoi të ishte katërkëndëshi i skuadrës së tij./Sport Ekspres/
Nürnberg draw level through a bizarre own goal from Jorginho. ? pic.twitter.com/fb7Q0qb7d3
— afcstuff (@afcstuff) July 13, 2023