Nga Viron Bezhani/ Dopingu në peshëngritje dhe dopingu politik i Fidelit me biseda birrarie

NGA VIRON BEZHANI

Pranova ftesën nga programi “Good Morning Albanians” për të komentuar rastin e dopingut të Shqipërisë me sportistin Daniel Godelli në Europianin e Peshëngritjes. Situata në prapaskenë ishte befasuese nga mospëlqimi i hapur i presidentit aktual të Komitetit Olimpik për praninë time “live” në emision. U desh që të nderoja profesionalizmin e gazetareve që më ftuan dhe të vijoja në mënyrë që emisioni të mund të paraqiste të dyja anët e medaljes!

Ndërkohë që përgatitjes profesionale të kronikës e skaletës nga gazetaret, presidenti aktual i KOKSH-it i përgjigjej me ilustrime e biseda të denja për një bisedë paspune apo fundjave birrarie, përveç leksioneve që mbajti presidenti, ku besoj nuk është koha për to, por që duhen masa konkrete antidoping, sepse po degjenerohemi publikisht… Ai po gënjen përsëri, siç e ka zakon. Herën e parë tha se mua në mandatin e parë më zgjodhi Stavri Bello dhe qeveria, kur në fakt ishte e kundërta, ata ishin mbështetësit kryesorë të kandidaturës tjetër, Genc Bogës. Ndërsa tani gënjen për herë të dytë, pasi kësaj radhe përballë deklaron sërish se mua president të KOKSH-it më paska zgjedhur politika dhe ministrat e asaj kohe, por kjo në fakt është e vërteta se si ai vetë është zgjedhur president i pandemisë dhe ligjthyerjes.

Sa turp! Ky di vetëm të gënjejë. Kur realiteti është ndryshe dhe faktet flasin qartë, sepse në kohën kur unë kam fituar zgjedhjet në KOKSH në mandatin e dytë, kandidati kundërshtar ishte Ilir Trebicka, një afarist dhe mik i Kryeministrit Rama dhe fushatën për të asokohe e bëri vetë zv.ministri i Sportit, por në fund rezultati foli qartë, pasi unë fitova me një diferencë prej 40 votash. Pra, që ti Fidel je për të disatën herë gënjeshtar, vërtetohet, pasi cili është ai ministër që mund të ndërhynte para kryeministrit Rama në zgjedhje për të më farëzuar mua dhe jo Trebickën…?!

Por tani, le t’i rikthehem thelbit të bisedës për çështjen e dopingut. Daniel Godelli është përkohësisht i pezulluar tashmë. Ndonëse Fideli donte ta quante një gabim banal njerëzor të mundshëm, duhet t’ia kujtoj se sportisti sot në Shqipëri e merr dopingun për të rritur peshën trupore, për të mbajtur rezultatin. Si ka mundësi që Federata Shqiptare e Peshëngritjes nuk komunikuaka me institucionet për lajmin e dopingut, dhe na e paska lënë Fidelin pa informacion, pasi nuk paska mundësi teknologjie të komunikojë me institucionet në Shqipëri…?!

Sekretariati i FSHP-së duhet të komunikojë me institucionet kudo, ku të ndodhet, në orare zyrtare, por edhe jozyrtare kur bëhet fjalë për situata të jashtëzakonshme siç është rasti i lajmit për doping. Presidenti i KOKSH-it i bën punët me telefonata personale…?! Dhe nuk iu përgjigjka Elezi nga Europiani më?? Hajde institucionalizim hajde… Një shtet që ka 5 milionë dollarë për sporte në shkolla, nuk mbetet pa u çuar katër shoqërues sportistëve pretendentë për medalje në Lojërat Olimpike. Demagogji dhe biseda birrarie nga presidenti i një institucioni me histori, në vend që të konstatojë hapur që kemi një rezultat, i cili tregon për përdorim dopingu, që tregon se nuk ka strategji efikase dhe ndërdepartamentale që të veprojë si duhet në Shqipëri.

Përse të mos shfaqet organigrama sportive dhe ndërvarësia, e cila tregon se si është aktualisht i strukturuar sistemi?! Sepse në fakt nuk ka koordinim dhe funksionalitet profesional, por ekzistencë vasale rrogëmarrëse dhe kufindarëse institucionesh dhe rrogëmarrësish të bindur. Kam mbetur me ‘mbresa’ se si presidenti me detaje tregon si rrotullohet kapaku i kavanozit të urinës së shembullit të sportistit, se si bëhet testi B antidoping, kur në fakt detyra e tij është të demonstrojë se si sistemi ka dështuar. Se si e ka dështuar Godellin e dikë tjetër, në sfidat e veta për të mbajtur rrogat me çdo kusht, qoftë edhe duke dopuar rezultatet, që edhe nëse do të jenë të fundit në kampionat Europian, të mbeten te të parët në Shqipëri me rezultat, në mënyrë që të marrin rrogën këtu.

Jemi në vitin 2023 dhe mund të shikoni qartë të dyja anët e medaljes se çfarë efikasiteti ka sistemi sportiv në Shqipëri, dhe se si propaganda shfryhet si tullumbace e shpuar para fakteve. Dopingu në peshëngritje, delja e zezë e një kopeje të pashëndetshme, nën një qeverisje fasade vezulluese. 12 vite përpara, nuk kishte doping politik aq sa ka sot kjo qeveri dhe presidenti aktual i KOKSH-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online