Trabzonspori ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Bashaksehirin. Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Turqisë, ku Trabzonspori renditet i dyti në grupin A. Protagonist në këtë sfidë ishte sërish edhe Ernest Muçi.
Këtë herë sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar gol, por ka bërë të mundur që shokët e tij të skuadrës ta dërgonin topin në rrjetë. Dy prej golave të Trabzonsporit kanë nisur nga këmbët e tij. Fillimisht krosimi i tij nga goditja e këndit në minutën e 6 përfundoi te Felipe Augustoja, i cili e dërgoi topi pas shpinës së portierit.
Ndërkohë, Muçi dha gjithashtu asist edhe për Eskihellaçin, i cili i dërgoi përkohësisht shifrat në barazim. Një tjetër mbrëmje pozitive për sulmuesin shqiptar, që këtë sezon po dëshmon më së miri cilësitë e tij në fushën e lojës./Sport Ekspres/