VIDEO/ Jo vetëm francezët, edhe italianët kthejnë këngën fituese: Në sytë e tu, dëshira për të fituar

Përpara nisjes së këtij Europiani, po aq sa kënga prezantuese e këtij kompeticioni u rikthye që të përhapej me shpejtësi edhe himni i ri i Kombëtares së drejtuar nga Deshamp. Pikërisht teksti që i kushtohej futbollistëve të saj, për të ngritur në qiell lojtarë si Mbape dhe Kante. Menjëherë pas fitores së tretë kundër Uellsit ishte Italia që ktheu këngën e saj “Mbrëmje magjike”.

Tifozët nisën që ta këndonin pas ndeshjes, duke sjellë në kujtesë Italinë e viteve 90. Kjo ka emocionuar edhe trajnerin Mancini që krenohet për punën e bërë te “axurrët” dhe momentet e bukura që po i fal Kombëtares. “Mbrëmje magjike, duke ndjekur golin, lart në qiell, në një verë italiane. Në sytë e tu shoh dëshirën për të fituar. Një verë, një tjetër aventurë”, thuhet mes rreshtave të saj /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *