Këtë fundjavë në Bundesligë luajtën Schalke dhe Freiburg dhe megjithëse vendasit përjetuan humbjen e pestë radhazi, të gjithë po flasin për këtë ndeshje. Arsyeja për këtë është një nga koreografitë më origjinale që janë parë ndonjëherë në tribuna.
Edhe pse Schalke nuk po jep rezultatet e dëshiruara dhe është në vendin e fundit në tabelën e Bundesligës, kjo nuk i pengon tifozët të shkëlqejnë. Stadiumi ishte i mbushur plot, dhe në tribunën ku ishin tifozët më besnikë, kishte një pankartë të madhe me një fanellë të bardhë të Schalkes dhe një dorë që tregonte stemën. Sikur kjo të mos ishte mjaft spektakolare, fanella u lye papritur me ngjyrë blu. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#S04SCF #S04
Geile Choreo, Trikot färbt sich Königsblau ???
POL-GE: Rauch gefährdet Zuschauer und Spieler/ Polizei und Feuerwehr sehen Vertrauensverlust https://t.co/s7iCsNRKkm #ots pic.twitter.com/17QwuRVLu7— Tingeltangel-Král (@IsMirDochLatte) October 30, 2022