14 nga 23 lojtarë ishin nga futbolli shqiptar/ Po vjen brezi i ri i Shqipërisë që ngroh zemra tifozësh, Bulku ia doli me prodhim bio në Europian

Shqipëria U-17 ka kaluar sot zyrtarisht në grupet e Europianit. Kombëtarja e drejtuar nga Bulku arriti që të kalonte mes më të mirave në turneun që do të zhvillojë fazën finale në Hungari nga datat 17 maj deri në 2 qershor të vitit 2023.

Brezi i ri i Shqipërisë po vjen, ai që ngroh zemra tifozësh. Vërtet interesant është fakti se nëse shohim listën e lojtarëve që u përdor nga trajneri Ervin Bulku për të arritur kaq larg, ka prodhim bio. Jo pak, por 14 lojtarë nga 23 të thirrur për ndeshjet kundër Suedisë, Kroacisë dhe Uellsit ishin pjesë e futbollit shqiptar.

Lojtari që ka spikatur më shumë te kjo grupmoshë, por që nuk arriti të shënonte në këto tre takime ishte Flavjo Sulejmani i Perguias. Ndërkohë dy gola kundër Suedisë arriti që t’i realizonte Dean Vranici, pjesë e Sudtirol. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online