VIDEO/ Jang Bojs nuk fal dhe eliminon Ferencvaroshin, Myrto Uzuni do të luajë në grupet e Europa League

Ferencvarosh nuk ka mundur të shkojë më larg se faza “play off” në Ligën e Kampinoëve. Jang Bojs nuk fal as në ndeshjen e kthimit, të cilën e fiton me po të njëjtin rezultat si në Bern. Shifrat përfundimtare shënojnë 2-3 për helvetët, të cilët morën fitoren e dytë falë golit në minutën e 93-të të Mambimbi.

Nga minuta e parë në këtë sfidë ishte edhe Myrto Uzuni, i cili arriti të jepte edhe asist në golin e dytë të skuadrës së tij. Megjithatë kaq nuk ka mjaftuar dhe tani Ferencvarosh ndërpret ëndrrën për të qenë për të dytën herë radhazi pjesë e grupeve të kompeticionit më madhor për klube. Por aventura europiane nuk përfundon me kaq për klubin hungarez dhe Uzunin, pasi do të jenë pjesë e grupeve të Europa League këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online