Gjërat nuk po shkojnë siç duhet për ekipin e PSG-së. Miliarda janë investuar për këtë skuadër në vitet e fundit, duke e mbushur organikën me yje të futbollit botëror për qëllimin e vetëm… fitimin e Champions League. Por me sa duket paratë dhe emrat e mëdhenj nuk mjaftojnë gjithmonë për të dalë triumfues.
Pas befasisë së ndeshjes hapëse me Club Brugge, një tjetër vjen sot në Gjermani. Lajpcig trondit PSG-në në minutat e fundit, atëherë kur Szoboszlai tund rrjetën në të 92-tën nga pika e bardhë e penalltisë për ta mbyllur ndeshjen në 2-2. Një rezultat mëse i merituar për gjermanët, të cilët kanë dominuar edhe në statistika.
Mbajtja e topit ka qenë me 53% në favor të tyre, ndërsa tentativat kanë qenë 17, prej të cilave 6 në drejtim të kuadradit. Sa i përket gjigantëve të Francës, tentativat ishin vetëm7, prej të cilave 4 përfunduan në kuadrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/