VIDEO/ “Jam më i lumturi në botë”! Sulejman Starova nuk ndalet: Tentojmë prapë titullin, ambicie e madhe në Europë

Sulejman Starova ishte pjesë e ekipit fitues te Teuta që solli titullin sërish në Durrës pas 27 vitesh. Të gëzuar për këtë arritje të madhe, ekipi ka darkuar duke festuar titullin e marrë në elitën e futbollit shqiptar. Aleksi dhe Vila kanë bërë rolin e gazetarit të “Supersport”, ndërsa pyetjeve të tyre nuk i ka shpëtuar as drejtori Starova.

Me një gotë vere që mbante në duar, Starova ka thënë se është personi më i lumtur në botë. Duke konfirmuar edhe njëherë veten te stafi i Teutës, ambiciet janë të mëdha për në Europë dhe kërkohet sërish rikonfirmimi si kampion. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *