Në njërën anë mbizotëron trishtimi, ndërsa në tjetrën festa. Kështu është mbyllur ndeshja mes Napolit dhe Specias. Megjithëse ekipi i Gatuzos hynte në fushë si favorit dhe fitorja dukej e sigurt, futbolli ka treguar edhe njëherë tjetër se brenda 90 minutave gjithçka mund të ndodhë. Të kaltrit kanë dominuar takimin dhe kanë gjetur të parët rrugën e rrjetës, por kaq nuk i ka mjaftuar për të dalë me 3 pikët nga stadiumi “Diego Armando Maradona”.
Nzola barazon shifrat shpejt, teksa mposht Ospinën nga pika e bardhë e penalltisë. Por në minutë ne 77-të Ardian Ismajli sjell panik te Specia, pasi për shkak të një bërryli të ngritur ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë kështu fushën e lojës. Sigurisht që me një lojtar më pak në prapavijë skuadra e sapongjitur në elitën e Italisë nuk i kishte shanset në krahun e saj dhe pritej që Napoli të shfrytëzonte epërsinë në numra.
Por diçka e tillë nuk ndodhi dhe Specia shokon ekipin e Gatuzos, teksa në minutën e 82-të tund sërish rrjetën dhe përmbys shifrat, pavarësisht se ishte me 10 lojtarë në fushën e lojës. Kështu takimi përfundon me rezultatin 1-2, me ekipin e Ardian Ismajlit që merr 3 pikë mjaft të vyera për objektivin e tyre në këtë sezon në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOL! Tommaso Pobega 81′
Napoli 1-2 Spezia | #NapoliSpeziapic.twitter.com/t4ZfdThEwe
— noobfcb (@noob_fcb) January 6, 2021