E pazakontë/ Shkon në stërvitje me fanellën e rivalëve të përjetshëm, rojet e sigurisë i mbyllin derën me forcë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Belgjikë. Lojtari i klubit të Antwerp ka zgjuar zemërimin e drejtuesëve të skuadrës dhe të tifozëve. Didier Lamkel Ze dëshiron largimin nga ekipi belg dhe për të arritur qëllimin e tij po përdor çdo kartë të mundshme, madje edhe duke i kaluar disi limitet. Futbollisti në fjalë ka vendosur që të paraqitet në stërvitjen e ekipit të tij me fanellën e rivalëve të përjetshëm veshur.

Ze mbante në trupin e tij fanellën e Anderlecht-it, që pas kishte të shënuar emrin e lojtarit të këtyre të fundit, Bolasie. Një veprim i tillë padyshim që nuk mund të tolerohej nga klubi, teksa rojet e sigurisë nuk e kanë lejuar kamerunasin të hyjë që ambientet e qendrës stërvitore, duke i mbyllur derën me forcë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online