Roma ka fituar në minutat e fundit kundër Veronës. Verdhekuqtë kanë dalë me rezultatin 1-3 nga kjo transfertë, e cila u vendos nga një 18-vjeçar, që shënoi sot dy golat e tij të parë në karrierë. Ndeshja mund të zgjidhej edhe më shpejt, por faji peshon i gjithi mbi Tami Abrahamin.
Sulmuesi i Romës bën një gabim të pafalshëm, teksa gjaë pjesës së parë humbet një rast të pagabueshëm. Pasi kaloi portierin, gjendej vetëm ai dhe porta e zbrazët. Por në vend që të festojë, Abraham vë duart në kokë dhe nuk i beson syve çfarë ka humbur. Topi goditi shtyllën dhe rrjeta mbeti e paprekur. Murinjo ka qenë i pakënaqur me paraqitjet e futbollistit të tij ndeshjet e fundit dhe sot ka marrë një arsye më tepër për ta ulur në stol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Miss of the season from Tammy Abraham… ? pic.twitter.com/kjDVqoDy61
— ?? (@CFCJords) October 31, 2022