Rasti i humbur me Barcelonën i përket të shkuarës, Inzagi e konfirmon: Kundër Bajernit është ndeshja e duhur për Asllanin

Kristjan Asllani më në fund mund të shijojë ndeshjen e tij të parë si titullar në Ligën e Kampionëve. Ai rast i humbur kundër Barcelonës rëndoi shumë mbi të, por tashmë ai moment i përket së shkuarës. Inzagi pritet t’i besojë nga minuta e parë kundër Bajernit dhe këtë e konfirmon vetë ai në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

“Është një moment (rasti i humbur me Barcelonën) që ai e ka lënë pas vetes. Asllani po rritet shumë. Çalhanoglu po bën mirë si një ‘playmaker’ në thellësi, por nesër mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin. Qoftë si një shkatërrues, ashtu edhe si një ‘playmaker‘ në thellësi“, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online