VIDEO/ Ishte kartolina e Superiores! Vllaznia-Dinamo i pati të gjitha, kuqeblutë fitojnë në çmendurinë me 9 gola

LIVE, Vllaznia-Dinamo 6-3 Dianje 16′, Gjurgjevic 34′, Aralica 70′, Jonuzi 82′, Mustedanagic 90’+6’/ Ibrahimi 5′, 66′, Skuka 72′

Vllaznia-Dinamo ishte një nga ato ndeshje që çdo tifoz pret me padurim ti shohë. Ky duel i munguar prej vitesh ishte kartolina më e bukur e Superiores. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” i pati të gjitha, spektakël, emocione dhe një lumë golash. Kuqeblutë kanë triumfuar ndaj “nëndetëses” në çmendurinë mes 9 golave.

Takimi që ka përfunduar në shifrat 6-3 ka nisur festivalin e golave që në minutën e 5, kur Ibrahimi zhbllokon rezultatin. Nuk do të vononte gjatë dhe Dianje kthen baraspeshën, ndërsa Gjurgjeviç do të përmbyste shifrat në minutën e 34-t.

Pjesa e dytë do të rezervonte përsëri spektakël në fushën e lojës. Vllaznia shënon të tretin, ndërsa më pas Ibrahimi shndërron në gol një penallti të dhuruar nga sistemi VAR. Aralica kundërpërgjigjet në minutën e 70, por vetëm 120 sekonda më vonë ishte Skuka që la ndeshjen të hapur. Megjithatë Vllaznia nuk do të ndalej me kaq. Në minutën e 82-të Jonuzi realizon një kryevepër nga jashtë zone, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes ishte Mustedanagiç ai që vulos shifrat në 6-3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Kruja, Krymi, Hakaj, Dianje, Jonuzi, Heriç, Gjurgjeviç, Latifi, Aralica

Dinamo: Harizaj; Demiri, Imami, Siljanovski, Sidibe, Isaevski, Samake; Abazaj, Çinedu, Mihana, Ibraimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online