VIDEO/ Ishte i sigurt se topi do të përfundonte në rrjetë, lojtari i Manchester United nisi festimin përpara se Cristiano Ronaldo të shënonte

Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë një tjetër gol mbrëmë në fitoren e Manchester United ndaj Brentford (3:0). Djajtë e Kuq zhvilluan ndeshjen e fundit para tifozëve të tyre për këtë sezon dhe arritën të marrin tre pikë, duke mbajtur shanset për t’u kualifikuar në Champion League. Ronaldo shënoi golin e dytë të ndeshjes nga penalltia në minutën e 61 të takimit.

Por një detaj interesant lidhet me shokun e ekipit të portugezit, Anthony Elanga. Që në momentin kur Cristiano niset për të ekzekutuar penalltinë, Elanga ishte i sigurt se topi do të përfundonte në rrjetë dhe niset drejt flamurti të këndit, atje ku Ronaldo feston si zakonisht golit. Kështu Elanga mbërriti i pari te portugezi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online