VIDEO/ Ishte “i hidhur” për portierin dhe mbrojtësit shkodran, Qardaku tentoi të turpëronte Vllazninë me një parabël

Vllaznia ka arritur që të kalojë më tej në Kupën e Shqipërisë pas barazimit 1-1 me Bylisin. Shkodranët gjejnë çerekfinalen me Partizanin, por sot kanë djersitur jo pak. Alivoda do të barazonte në minutën e 86, pasi Kaçorri kishte shënuar golin e parë për Bylisin.

Goli i Kaçorrit erdhi pas një predhe të lëshuar nga Qardaku, me topin e devijuar nga portieri dhe të ngelur në zonë, që ia bëri gjithçka të thjeshtë Kaçorrit. Qardaku, shkodrani 22-vjeçari tentoi edhe një gol që do të ishte turpërues për Vllazninë në fundin e ndeshjes. Një parabël e bukur kaloi portierin dhe po i drejtohej rrjetës për golin e fitores për Bylisin, megjithatë fati nuk i buzëqeshi lojtarit të ballshiotëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online