VIDEO/ Ishte apo jo penallti? Rasti që hap polemika, topi i prekur nga Grealish në zonë ngre dyshime për gjykimin

Ndeshja e sotme mes Realit të Madridit dhe Manchester City-t ka përfunduar në shifra të barabarta 1-1. Nuk kanë munguar as polemikat në këtë sfidë, teksa madrilenët kanë pretenduar dy herë për prekje të topit me dorë në zonë.

Fillimisht ishte rasti i Grealish-it. Lojtari mban krahun e mbledhur me trupin, teksa topi përplaset me dorën e tij. Pozicioni i dorës ngre dyshime për vendimin e arbitrit për të vijuar lojën normalisht, ndërsa i gjithë ekipi i Realit proteston për një 11 metërsh. “Los blancos” kanë kërkuar sërish një penallti disa minuta më vonë, kur pretendonin për një prekje të topit me dorë nga Stones. Edhe në këtë rast, gjyqtari ka vazhduar normalisht lojën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online