VIDEO/ Ishte apo jo? E zgjidhte vetëm teknologjia, “i frikshmi” Sallaku nuk e lë fitoren e Tiranës si kampione

Tirana nuk ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë si kampione e Superiores, teksa ka barazuar edhe ndaj Bylisit në shifrat 1-1. Bardheblutë kanë arritur që të shënojnë të parët falë realizimit të Ngosë në minutën e 22 të takimit, ndërsa Dovedan do të acarohej me dy qendër mbrojtësit e ballshiotëve që nuk reaguan mirë në ato momente.

Sallaku do t’i afrohej barazimit me një predhë nga distanca në minutën e 80, teksa do të tronditej traversa e portës së Likës. Një moment i vështirë edhe për gjyqtarët për të kuptuar nëse topi e kaloi apo jo vijën, ndërsa këtë rast mund ta zgjidhte vetëm teknologjia. Megjithatë në minutat e fundit do të ishte sërish Sallaku që nga distanca do të ishte i frikshëm për Likën, duke gjetur rrjetën. /Sport Ekspres/

 

Në “Air Albania” Tirana hyn me petkun e kampionit kundër Bylisit. Një ndeshje që luhet për festë, pasi bardheblutë e kanë siguruar titullin dhe sot do të zhvillojnë edhe ceremoninë ku do të ngrenë lart trofeun. Përgatitjet janë bërë në impiantin më modern të Shqipërsië, megjithëse fatkeqësisht festa nuk do të shijojë njësoj pa tifozët në stadium.

Ndërkohë trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare me të ciëlt do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur këtë ndeshje të fundit të Superiores. Egbo i beson 11-shes që i fali titullin këtë sezon, ndërsa ndryshime të shumta nuk ka as në kampion mallakastriot./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Lika, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Doka, Ismajlgeci, Batha, Karabeci, Hasani, Kobina, Ngo

Bylis: Hidi, Janku, Hadroi, Zhongo, Ujka, Malçi, Mëllugja, Murataj, Ndreca, Ntepe, Qardaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online