Nga “Adush Muça” në Ballësh në “Fortuna Arena” të Pragës. Karriera e Peter Olainkës ka njohur vetëm rritje. Shkëlqimi me fanellën e Skënderbeut në Shqipëri ishte kartëvizita për të hapur dyert e futbollit europian.
Sulmuesi nigerian është graduar kapiten i Slavias së Pragës, ndërsa sot ka hyrë edhe në librin e historisë të këtij klubi. Me golin e shënuar ndaj Ballkanit paditen e sotme, Olainka bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kompeticionet europiane për klubin çek./Halit Delibashi-Sport Ekspres/