Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban ka arritur që të realizojë golin e parë me Genoan. Shumë besim i është dhënë këtij futbollisti që pas ardhjes së Shevcenkos në krye, por nuk e ka shpërblyer në fushën e blertë.
Mediat italiane e kanë kryqëzuar për shkakun e mungesës së golave, teksa Genoa ndodhet në krizë të madhe rezultatesh. Por në ditën e sotme ka ardhur fitorja në Kupë ndaj Salernitanës me shifrat 1-0, teksa heroi ishte Ekuban. Pas këtij triumfi, Genoa do të përballet në fazën tjetër me Milanin. /Sport Ekspres/