VIDEO/ Lojtarët e Vllaznisë bëhen pjesë e “Big Brother VIP”, batuta që në Shkodër e përmendin të gjithë: Meridian rri në shtëpi se po fitojmë!

Në shtëpinë e Big Brother Albania VIP ka pasur një surprizë të veçantë për Meridanin. Ky konkurrent është i lidhur shumë me skuadrën e Vllaznisë, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka marrë një surprizë nga ekipi shkodran.

Disa prej futbollistëve ishin pjesëmarrës për ta takuar, duke nisur që nga kapiteni Gurishta. Nuk mund të mungonte batuta që në Shkodër po e përmendin shumë në këto kohë, teksa pas hyrjes së Meridianit në Big Brother, Vllaznia po njeh vetëm fitore. “Duhet të rrish sa më shumë aty”.

Gjithashtu Gurishta i ka dorëzuar një fanellë me numrin 10: “Domethënia është e tillë. Vllaznia ka 9 tituj dhe do të luftojë shumë që të marrë të 10”, tha Gurishta. Nga krahu tjetër për të marrë këtë surprizë, Meridiani ka zgjedhur që të dërgojë në nominim të gjithë banorët e tjerë vetëm për të takuar nga afër lojtarët e Vllaznisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online