VIDEO | Ish-sulmuesi i Bajernit bëhet i gjallë, shënon dopietë në Kinë!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Sandro Vagner vendosi që të largohej nga Bajerni në mes të sezonit, kjo edhe për faktin se po merrte shumë pak minuta, por edhe se një ofertë faraonike i kishte ardhur nga Kina e largët.

Gjermani u bashkua me Tianxhit Tedan, por ende nuk kishte arritur të bëhej protagonist. 31-vjeçari gati e kishte harruar shijen e golit, pasi prej 14 muajsh nuk shënonte.

Gjithsesi, zhbllokimi më në fund erdhi në sfidën e djeshme në shtëpi ndaj Shandon Luneng. Vagner jo vetëm theu mallkimin e golit, por shënoi dy herë, duke i dhënë tri pikë të arta ekipit të tij.

Fillimisht gjermani shënoi me kokë në minutën e 15-të, ndërsa në pjesën e dytë shënoi përsëri pas një inkursioni mjaft të bukur individual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *