Në Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillohet Kupa e Azisë 2019, e cila ka nisur që në datën 5 janar dhe do të përfundojë me 1 shkurt, kur do të luhet dhe finalja e madhe. Trofeu do të diskutohet midis Japonisë dhe Katarit.
Në gjysmëfinalen e luajtur sot, përballeshin Katari dhe vendasit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sfida përfundoi me triumfin e miqve, të cilët “shkërmoqën” me shifrat, 4-0 vendasit. Nga dy gola për çdo pjesë, bënë që Katari të siguronte kalimin në finale.
Gjithsesi, vëmendjen më të madhe të ndeshjes e mori episodi i ndodhur në momentin që Katari shënoi golin e dytë. Pas golit të shënuar nga Ali Almoez, futbollistët miq festuan, por problemi ishte se ndodheshin poshtë tribunës së tifozëve vendas.
Kjo gjë irritoi pa masë tifozët, të cilët hodhën drejt futbollistëve nga Katari… këpucë. Ngjason disi e çuditshme, por është e vërtetë. Disa këpucë vërshuan drejt lojtarëve, por fatmirësisht gjithçka mbeti me aq dhe ndeshja vijoi të luhej normalisht.
https://twitter.com/mrjordangardner/status/1090258401840386050