Filipo Inzagi nuk ka harruar se si shënohet dhe e konfirmon edhe në lamtumirën e Pirlos, teksa shënoi tre gola dhe, të fundit, ndaj Bufonit, duke kërkuar topin dhe marrë me vete në shtëpi. “San Siro” e duartroket, teksa në fund shprehet i lumtur për mbrëmjen, por gjatë saj, i lënë fillimisht në stol, nuk e merr fare mirë dhe nis të debatojë, teksa me shaka flet edhe për Vierin, që mezi mbahej në fushë… “Ai thotë se bën 5 km vrap çdo ditë? Nuk e di, ndoshta me makinë, nga ajo që duket!”. Megjithatë, “Bobo” i përgjigjet duke shënuar.
https://www.youtube.com/watch?v=5tx2NzmEAWw