VIDEO/ Investimet e Vllaznisë po japin efekt, talentet e Apolonisë “bien“ në Shkodër

LIVE, Vllaznia-Apolonia 2-0, Dilaver 54′, Dunga 83′

Vllaznia e ka nisur më një fitore sezonin e ri të Superiores. Shkodranët kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Apoloninë e sapongjitur në elitë. E mbushur me djem të rinj dhe talente premtues, skuadra fierake nuk arriti dot të ta fillonte me pikë aventurën e re në Superiore. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, tekssa sulmuesi i afruar këtë merkato vere, Dilaver, ka tundur rrjetën gjatë një goditje nga këndi, duke i falur avantazhin kuqebluve.

Ndërkohë në minutën e 83-të, ishte Dunga ai që vulosi fatin e takimit. Ish-sulmuesi i Tiranë godet një top fluturimthi në zonë, duke e ndalur në trekëndësh. Investimet e bëra në Shkodër po tregojnë në këto dy ndeshje të para, atë në Kupë dhe të sotmen kundër Apolonisë, se Vllaznia është në rrugën e mbarë për t’iu rikthyer rezultateve pozitive në futbollin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver

Apolonia:
 Harizaj, Sota, Bumbar, Agiar, Mihana, Smaçi, Jeboah, Haxhiu, Kumani, Gjata, Artur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online