“E prisja humbjen, por jo kështu“, Kolela analizon disfatën e Apolonisë: E paguam prej emocioneve

0

Java e parë e Superiores është mbyllu me dy sfidat e mbrëmjes, Teuta-Skënderbeu dhe Vllaznia-Apolonia. Skuadra e Martinit barazoi në shifrat 1-1 kundër skuadrës juglindore, ndërsa ndeshja u vendos nga një gabim i portierit Frashëri. Ndërkohë në Shkodër Vllaznia e ka nisur me këmbë të mbarë, duke mposhtur 2-0 Apoloninë e sapongjitur në elitë. Më poshtë mund të ndiqni prononcimet e protagonistëve për “Supersport“.

Kolela (Apolonia): “E prisja deri diku humbjen, por në këtë mënyrë jo. Kemi ekip të ri dhe e paguam prej emocioneve. Emocionet e penguan skuadrën, nuk bëmë asnjë gjuajtje të fortë, megjithëse u përpoqëm ta spostonim kundërshtarin. Duhet të punojmë dhe të shikojmë për ndeshjen e ardhshme. Dua ta heqim këtë ngarkesë emocionale. Është java e parë, rezultatet kanë qenë suprizuese. Të shohim përpara, të heqim paragjykimet e moshës së re. Kampionat është i një niveli të mirë. Vllaznia e tregoi sot. Nuk është ndër skuadrat pretendente, por ka nivel të kënaqshëm dhe kampionati shqiptar ka rritje”

Brdariç (Vllaznia): “Jam i kënaqur me këtë paraqitje. Kemi bërë një pjesë të parë agresive. Në pushim u thashë thënë lojtarëve që të jenë të duruar dhe të presin momentin e tyre. Nuk mund të luajnë gjatë gjithë kohës në presion. Jam shumë i lumtur për rezultatin. Çdo ndeshje është një kapitull i ri. Ne duam të kemi një mënyrë tonën të lojës. Duam të jemi shumë kompaktë. Mund të luajmë me tre mbrojtës, mund të luajmë me katër.

Objektivi kryesor është të ndërtojmë një skuadër. Lojtarët duam që të japin maksimumin. Duhet të kemi një ekip konkurrues, që të luajë futboll. A e njoh kampionatin? Kam marrë informocione. Jam trajner që kërkoj gjithmonë informacione, kudo ku punoj. Kam drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës. Më pëlqen promovimi që i bëhet Kategorisë Superiore”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.