VIDEO/ Intervista e pazakontë për drejtorin e Ballkanit, moderatori i emisionit e befason me kërkesën: Mos ik me makinë si Ballkani në Europë

Ballkani ka sonte ndeshjen më të rëndësishme të historisë së futbollit të Kosovës. Me një fitore kundër Sivasporit në mbrëmjen e sotme, sipas të gjitha gjasave, ekipi i Ilir Dajës mund të siguronte kalimin nga grupi i Conference League. Para kësaj përballje të rëndësishme, në një lidhje “Skype” për emisionin “Sport Magazine” që drejtohet nga Drilon Xhepollari ishte edhe Nderim Nexhipi.

Ky i fundit është shprehur se ka shumë optimizëm te Ballkani për të kaluar grupin pasi i gjithë presioni qëndron te kundërshtarët. Ndërkohë në këtë intervistë disi të pazakontë pasi drejtori i ekipit të Kosovës ishte duke udhëtuar në makinë, nuk kanë munguar batutat. Moderatori i emisionit, Xhepollari, ka pasur një kërkesë që shkaktoi të qeshura: “Kërkoj që të keni kujdes në makinë dhe mos ec shumë shpejt në makinë si ecën Ballkani në Europë dhe Kosovë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online