“Ballkani kalon grupin në Conference League”, Nderim Nexhipi entuziazmon shqiptarët: E mundëm Sivasporin me 4 gola në mes të Turqisë

Ballkani ka sonte ndeshjen më të rëndësishme të historisë së futbollit të Kosovës. Me një fitore kundër Sivasporit në mbrëmjen e sotme, sipas të gjitha gjasave, ekipi i Ilir Dajës mund të siguronte kalimin nga grupi i Conference League. Para kësaj përballje të rëndësishme, në një lidhje “Skype” për emisionin “Sport Magazine” që drejtohet nga Drilon Xhepollari ishte edhe Nderim Nexhipi.

“Nuk është presioni në anën e Ballkanit. Ua kemi thënë edhe djemëve që presioni është gjithmonë te kundërshtari, jo te ne. Ne e kemi bërë arritjen tonë duke kaluar deri te grupet e Conference League. Sigurisht që jemi shumë afër kalimit nga grupi, me një fitore sot do të ishim të kualifikuar më tej, do të kishim hedhur hap shumë të madh. Spektakli është i garantuar në këtë ndeshje pasi biletat u shitën me shpejtësi të madhe.

Tani na mbetet që të shohim, por siç e thashë, presioni qëndron te Sivaspori. Fillimisht ata duhet të na mundin ne pasi ne shkaktuam bujë të madhe në Turqi duke i shënuar 4 gola atje, në mesin e shtëpisë së tyre. Sekreti i Ballkanit? Po është puna që fillon nga presidenti i klubit dhe padyshim Ilir Daja, që është një nga faktorët kryesorë që ne jemi deri këtu. Ndërsa unë më shumë sesa drejtor sportiv, po tregoj anën time të ish-lojtarit duke i qëndruar pranë lojtarëve me këshilla, ashtu si dikur mi jepnin mua në momentet vendimtare të karrierës sime”, tha Nexhipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online