VIDEO/ Interi tregon karakter! 3 golat në pjesën e parë nuk e trembin, i prishin mbrëmjen Benfikës në Lisbonë

Megjithëse me kualifikimin e siguruar prej javësh, Interi nuk lëshon terren në Champions League. Zikaltrit u befasuan fillimisht nga Benfika, por ditën si të merrnin frenat e lojës në duart e tyre. Zhoao Mario ka shtangur ekipin e Inzagit në pjesën e parë të ndeshjes. Portugezi i shënoi tre herë ish-ekipit të tij, por tre golat e tij nuk e trembën Interin.

Zikaltrit reaguan në pjesën e dytë, kur treguan një fytyrë tjetër nga fraksioni i parë i lojës. Arnautoviçi ngushtoi diferencën në minutën e 51-të, ndërsa në të 58-n Fratezi i çon shifrat në 3-2. Ndërkohë në minutën e 72-të Aleksis Sançezi barazon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë dhe i prish mbrëmjen Benfikës në Lisbonë. Titullar nga minuta e parë në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online