Interi fiton me rezultatin 1-2 duke thelluar në 6 pikë diferencën ndaj Milanit të vendit të dytë. Zikaltërit kaluan me sukses një sfidë jo të lehtë, duke vazhduar serinë e fitoreve radhazi në kampionat.
Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0, me Interin që krijoi mjaft raste për gol. Në të 54-tën do të ishte teknologjia “Goal Line” që do të legjitimonte golin e Sançez, pasi kishte kaluar vijën fatale. Vetëm 8 minuta më vonë, Sançez do të shënonte dhe të dytin personal, duke e çuar rezultatin në 0-2.
Hernani ngushtoi shifrat në 1-2 dhe pavarësisht përpjekjeve të Parmës për të bërë surprizën, takimi përfundoi me triumfin e kryesuesëve të Serisë A./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
ALEXISSSS SANCHEZ AGAIN 2-0 to Inter! pic.twitter.com/4L9IG6KQMx
— SM1LEY9????? (@Smiley_1932) March 4, 2021