Interi ka marrë fitoren e radhës në kampionat, ku ka shkatërruar ekipin e Beneventos. Zikaltrit kanë triumfuar me shifrat 4-0, duke treguar kështu forcën e tyre para sfidës me Juventusin. Rezultati do të zhbllokohej që në minutën e 7 të takimit, atëherë kur Improta i bën dhuratë ekipit të Kontes një autogol.
Kaq do të mjaftonte në pjesën e parë të takimit, ndërsa në të dytën zikaltrit do të tundnin rrjetën edhe 3 herë të tjera. Lautaro Martinez dyfishon shifrat në minutën e 57, ndërsa 10 minuta më vonë është Lukaku ai që ndal topin në rrjetë, teksa shfrytëzon mirë gabimin e bërë në pasim nga portieri kundërshtar. Por kjo ka qenë një mbrëmje me fat për sulmuesin belg, i cili do të gjente sërish rrugën e rrjetës, për të t’i dërguar shifrat në 4-0.
Kështu Interi shkon me moralin lart në përballjen kundër Juventusit. Skuadra e udhëhequr nga Konte do të luajë më datën 2 shkurt sfidën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me “zonjën e vjetër”, duke premtuar spektakël për të gjithë tifozët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Así te Lautaro para que Lukaku rompa el arco de la Nord en el Meazza https://t.co/eEIxnCIBOg
— Tío Inter (@interlatam) January 30, 2021