Gjiganti kroat bie në gjurmët e tij, talentin shqiptar e kërkon Dinamo e Zagrebit

0

Brezi i ri i futbollistëve shqiptar kanë nisur të gjejnë vendin e tyre në arenën europiane. Talenti i tyre nuk mungon e për rrjedhojë ehe interesimet do të jenë prezente. Një tjetër futbollist kuqezi është gati të hedhi një hap të rëndësishëm në karrerë. Bëhet fjalë për Armando Dobrën, 19-vjeçari që luan për Ipsuiç Taun në Angli.

Por “TWTD“ raporton se Dinamo e Zagrebit ka rënë në gjurmët e tij. Me merkaton dimërore që përfundon të hënën ky transferim ka pak ngjasa të ndodhë tani, ndërsa marrëveshja mendohet të kryhet në verën e ardhshme. Dobra ka rënë në sytë e gjigantëve kroatë falë paraqitjeve me Kombëtaren U21 të Shqipërisë, ku ka bindur me lojën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.