Zyrtare/ Sulmuesi titullar largohet në prag të duelit me Vllazninë, Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit

Ashtu siç edhe pritej, Theofilus Solomon dhe Partizani kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre. Sulmuesi nigerian nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të skuadrës së kuqe, duke u larguar kështu bedasisht në prag të duelit të rëndësishëm ndaj kryesuesve të Vllaznisë. Është vetë klubi kryeqytetas që tashmë bën zyrtare largimin e Solomon, i cili ka qenë një titullar i përhershëm këtë sezon nën urdhërat e trajnerit Daja.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Theophilus Solomon. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Solomon iu bashkua skuadrës përgjatë sezonit 2019– 2020 duke realizuar edhe 8 gola me fanelën e kuqe.

Klubi falenderon Theophilus Solomon për kontributin e dhënë me skuadrën, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”, shkruan klubi i Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online