VIDEO/ Interi marshon drejt titullit kampion, zikaltrit nuk e vënë në diskutim fitoren ndaj Empolit

Titulli kampion duket çështje kohe për Interin. Zikaltrit marshojnë drejt skudetos, teksa diferenca me Milanin e vendit të dytë është në kuotën e 14 pikëve. Skuadra e Inzagit ka marrë tre pikë të rëndësishme mbrëmjen e sotme, kur ka mposhtur Empolin me rezultatin 2-0.

Interi nuk e ka diskutuar fitoren kundër toskanëve, të cilëve u shënoi nga një gol në secilën pjesë të lojës. Dimarko zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 5, ndërsa në të 81-tën Aleksis Sançezi vulosi shifrat përfundimtare në 2-0. Tashmë në lojë mbeten edhe 8 ndeshje për t’u zhvilluar, të cilat do të vendosin se cili do të jetë fituesi i Serisë A në këtë sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/