Kristjan Asllani është duke u stërvitur te Interi dhe kërkon që në këtë sezon të marrë më shumë minuta në këmbë. Mesfushori shqiptar e ka bërë të qartë se nuk do të dorëzohet dhe nuk e mendon aspak largimin.
Ndërkohë te Interi kanë zyrtarizuar numrin e ri për Asllanin. Lojtari i Shqipërisë nuk do të mbajë më numrin 14, por do të mbajë mbi shpinë numrin 21. Këtë numër e ka mbajtur para shumë vitesh edhe Andrea Pirlo në fillimet e tij te Interi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Nuova stagione, nuovo numero ?#ForzaInter pic.twitter.com/hBgROBfcxo
— Inter (@Inter) July 18, 2023