Chelsea u përball ndaj Totenhemit në FA Cup atje ku arriti që të fitonte me shifrat 2-0. Këtë herë ishte rikthyer Lukaku që e nisi përballjen që nga minuta e parë. Sulmuesi belg ishte dukshëm nën ritmin e duhur dhe i përfshirë nga skandalet e intervistës që vetë dha për dashurinë që ka rreth Interit dhe dëshirës për rikthim.
“Inter Milan, Inter Milan”, ishte kori i tifozëve të Totehenhem për të ngacmuar Lukakun. Ndërkohë belgu i është përgjigjur pas autogolit të shkaktuar nga Davies duke i këshilluar që të heshtin. Një marrëdhënie e çuditshme edhe me tifozët e Chelsea ishte ajo e Lukakut. Pas gjithë acarimit të madh dhe plagës së freskët, në fund ka pasur pankarta mbështetëse për belgun dhe shumë duartrokitje. /Sport Ekspres/
Lukaku and the Chelsea fans have still got love for each other ? pic.twitter.com/Bus2DKJJpg
— ESPN FC (@ESPNFC) January 5, 2022