Partizani gjen “golat” te Dinamo, Xhixho tregon dy afrimet e reja të të kuqve: Vjen edhe një mesfushor nga Kongo

Partizani pritet të ndryshojë shumë këtë muaj, me synimin për të hyrë përsëri në garë për objektivat e këtij sezoni. Pas zyrtarizimit të një lojtari klasi si Kallaku, të kuqtë po punojnë edhe për sulmun, ku pritet të afrojnë një lojtar të Dinamos.

Pano Xhixho tregon në emisionin “Skaner” në “MCN TV” se Partizani ka gjetur akordin me Skukën, si dhe në vijim do të afrohet edhe një mesfushor nga Kongo.

“Skuka ka firmosur me Partizanin, vjen edhe një mesfushor nga Kongo, Matondo. Një lojtar që ishte kërkuar nga Partizani edhe në merkaton e kaluar”, ka thënë Pano Xhixho./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online