Sot shënohet një moment i veçantë për Kukësin. Punimet për stadiumin e ri kanë përfunduar dhe sot në orën 20:00 Kukësi luan pas disa viteve në shtëpinë e vetë. Inagurimi i “Kukës Arena” është kthyer në një festë për qytetin verilindor, ku nuk kanë munguar as këngët e as valet. Shkallët e stadiumit janë mbushur plot e përplotë nga tifozët, të cilët kanë qenë të shumtë në numër për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/