VIDEO/ Imobile bën Lacion të marrë frymë lirisht në minutat e fundit, Elseid Hysaj është me njërën këmbë në fazën e 1/16-ave

Lacio ka marrë një fitore të vështirë mbrëmjen e sotme kundër Selltikut. Skocezët kanë rezistuar deri në minutën e 82-të, atëherë kur Imobile bëri që bardhekaltrit të merrnin frymë lirisht. Sulmuesi Italian realizoi dy herë në portën e Selltikut. Fillimisht e çoi topin në rrjetë në minutën e 82-të dhe 3 minuta më vonë vulosi shifrat përfundare në 2-0.

Me tre pikët e sotme Lacio shkon në kuotën e 10 pikëve dhe është me njërën këmbë në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampionëve. Nëse Atletiko e Madridit fiton sot në mbrëmje kundër Fejnordit, atëherë skuadra e Elseid Hysajt do të sigurojë edhe matematikisht kualifikimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online