VIDEO | Imiton Ibrën, Bytyqi i çmend të gjithë me golin “taekwondo”

Zlatan Ibrahimoviç është një lojtar i madh dhe golat spektakolarë i ka të shumtë. Një prej tyre e ka shënuar kundër Marsejës me një gjuajtje të denjë për “taekwondo”. Së fundmi e ka imituar edhe një shqiptar sulmuesin që tani luan me Los Anxheles Galaksi.

Zymer Bytyqi, mesfushori 22-vjeçar i Viking në Norvegji, të dielën ka shënuar golin e avantazhit 1-2 kundër Mjondalen. Identik si goli i Ibrës, me një goditje “vdekjeprurëse”. Sigurisht që rrjeta e tundur prej mesfushorit ka bërë xhiron e botës në internet.

Bytyqi, i lindur në Belgjikë, pat shkëlqyer në moshë të re me Sandnes Ulf dhe Salzburgu e pat blerë për 675 mijë euro në janar të vitit 2013. Mesfushori ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Norvegjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *