VIDEO/ Ilir Daja shkruan historinë, “Fadil Vokrri” ndizet nga festa për kualifikimin e Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës

“Fadil Vokrri“ ndizet nga festa tifozëve pas përfundimit të ndeshjes së sotme mes Ballkanit dhe Shkupit. Ilir Daja shkruan historinë, duke kualifikuar ekipin nga Suhareka në grupet e Ligës së Konferencës. Pas fitores 1-2 në Shkup, kampionët e Kosovës kanë mposhtur bardhekaltrit me rezultatin 1-0 në Prishtinë.

Shkupjanët e nisën keq duelin në “Fadil Vokrri“, teksa Abdullah e lë skuadrën me 10 lojtarë që në minutën e 2-të. Takimi u dominua i gjithi nga Ballkani, që pati një numër të madh mundësish për ta çuar topin në rrjetë. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Korenica, i cili tundi rrjetën në minutën e 69./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *