Tensioni i madh ka kapluar ndeshjen mes Napolit dhe Lacios, ndërsa këtu flasim për përballje direkte mes stafit të dy ekipeve. Gatuzo ka shkuar menjëherë te Inzaghi duke i’u afruar edhe konfliktit fizik me njëri-tjetrin, por janë ndarë nga të pranishmit në pakinat respektive.
Gjithçka nisi nga nervat e lojës pas një faulli të Manolas dhe ku Inzagi ka kërkuar karton. Në stadiumin e boshatisur dëgjohet çdo fjalë nga trajneri dhe menjëherë Gatuzo i është kundërvënë dhe ka shkuar për t’i kërkuar llogari. Nuk mbaron me kaq pasi në përfundimin e takimit ku Napoli fitoi 3-1 ndaj Lacios, Gatuzo ka kërkuar edhe trajnerin atletik të Lacios që e kishte ofenduar, duke i thirrur: “Eja këtu dhe ma thuaj në fytyrë”. Por Igli Tare kishte zbritur në fushë dhe drejtori sportiv i Lacios ka përmbajtur Gatuzon në ato momente. /Sport Ekspres/
“Gattuso”:
Per aver affrontato così un collaboratore di Simone Inzaghi che gli aveva dato del “terrone di m…”pic.twitter.com/3IxyGMF3vn— Perché è in tendenza? (@perchetendenza) August 2, 2020
Gattuso che urla a Simone Inzaghi “ti attacco alla panchina” ???
Vai Rino, spaccagli la faccia. pic.twitter.com/wZjHmBelWG
— FedRedAndBlack (@FedRedBlack) August 1, 2020