Hoqën dorë në fund nga Newcastle, sheikët që blejnë botën kërkojnë të marrin Milanin

Teksa ishte thuajse zyrtare se pronarët e rinjë të Newcastle do të ishin sheikët që kanë pasuri “të çmendur”, duke e kaluar me 10-fish edhe Manchester Cityn, ka ardhur edhe ndryshimi i situatës. Në momentet e fundit janë larguar nga ekipi anglez duke u lodhur nga presionet e shumta që po hasnin nëpërmjet kompanive mediatike sa i përket të drejtës së transmetimit të ndeshjeve.

Një histori që po vijonte dhe pa e pasur kurrë një fund, duke sjellë edhe largimin e Muhamad bin Salman. Sipas asaj që raporton “The Sun”, tashmë sheikët i kanë hedhur sytë nga blerja e Milanit, duke kërkuar një ekip edhe me më shumë emër në Europë. Për momentin nuk janë zbardhur më tepër detaje, por me pasurinë e madhe që zotërojnë kandidatët për të marrë pronësinë e kuqezinjëve, këta të fundit mund të blinin pa probleme lojtarët që dëshirojnë për të mbërritur në majat më të larta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online