VIDEO/ Icardi e harron shijen e golit, PSG kthehet në origjinë pas ardhjes së Mbapes

Pas fitores me 9 lojtarë javën e kaluar, duket se PSG rikthehet në origjinë. Parizienët fituan një ndeshje mjaft të lehtë ndaj rivalit të tyre Nice me rezultatin e pastër 0-3. Rikthimi i Kylian Mbappe nga izolimi për shkak të COVID-19 në fushën e lojës i ka rikthyer freskinë skuadrës, i cili arriti të shënojë dhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Dy golat e tjerë u shënuan nga Angel Di Maria dhe Marquinhos.

Nga ana tjetër Icardi ishte mjaft i pafat teksa godi edhe shtyllën e cila i mohoi golin e parë në kampionat. Argjentinasi është duke kaluar një formë jo të mirë me francezët, teksa nuk ka arritur të gjejë golin që prej datës 17 korrik. Me këtë fitore PSG ngjitet në vendin e 7-të me kuotën e 6 pikëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online