VIDEO/ “Ibra, Ibra, Ibra”! Krudeli çmendet për fitoren e Milanit, sa vite pritje për këto ditë…

Në Itali thonë…është koha e Krudelit! Komentatori i njohur dhe i veçantë që është njëkohësisht edhe një nga tifozët më të flaktë të Milanit është duke parë ringritjen e kuqezinjëve. Pas disa viteve radhazi duke ndjekur dështimet e kësaj skuadre, që nuk ka ngjallur as shpresën më të vogël te tifozët, transformimi me Ibrahimoviç ofron një panoramë tjetër.

Tanimë ekipi ëndërron edhe për titullin në Serinë A, ndërsa objektivi për futjen në “Champions League” është mëse i prekshëm nëse do të vazhdohet me këto ritme. Fitorja në shifrat 1-3 kundër Napolit ishte treguesi i qartë i ecurisë së suksesshme. Emocionet e Krudelit nuk mund të fshiheshin në një përballje të tillë, atje ku mund të kuptohet lehtë sesa herë që Ibrahimoviç shënon, shpërthimi bëhet edhe më i madh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online