Shqiptarët mbrojnë njëri-tjetrin në Angli/ Granit Xhaka i del në krahë Alioskit, polemika të mëdha te Arsenal

Nga Klaudio Ndreca

Ndeshja mes Lidsit dhe Arsenalit është shoqëruar me polemika të mëdha. Gjithçka ka ndodhur për kartonin e kuq që ka marrë Pepe te topçinjtë. Pas disa përplasjeve në fushën e lojës me Alioskin, lojtari i miqëve është tradhëtuar nga nervat duke provuar goditjen e dikurshme të Zidan ndaj Materacit. Por nuk bëhej fjalë për të njëjtën goditje saktësisht, pasi u kërkua paksa edhe aktrimi i Alioskit për të mbërritur te ndëshkimi fatal për Pepen. Kjo i acaroi tërësisht lojtarët e Arsenalit që në fundin e ndeshjes i kanë nxjerrë të gjitha nervat e barazimit te Alioski.

Granit Xhaka ka shkuar menjëherë për të mbrojtur futbollistin shqiptar të Lids, madje duke shtyrë edhe shokun e ekipit, Tierney, që kërkonte shpjegime mes tonit të lartë. Kjo nuk ka lënë shije aspak të mirë tek tifozët dhe personalitet e Arsenalit, atje ku ish-futbollisti Martin Keoën është shprehur: “Tierney është indinjuar më tepër kur e pa Xhakën që kap prej krahu Alioskin pas asaj që ndodhi. Unë për vete do të ndihesha sikur një shok skuadre po bënte vëllazëri me armikun”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online