Për një gjeni si Zllatan Ibrahimoviç nuk mund të gjendej ekip më i përshtatshëm në Amerikë: Los Anxheles Galaksi, një emër perfekt për një galaktik si Ibra.
Suedezi mbetet i jashtëzakonshëm, edhe pse mosha thotë që është në fundin e karrierës. Sot në orët e para të mëngjesit Galaksi fitoi 4-3 ndaj Orlando Sitit dhe ishte një spektakël personal i Ibras, i cili shënoi tregolëshin e parë në Amerikë dhe fitoi rpwktikisht i vetëm një ndeshje mjaft të ndërlikuar.
???
The first MLS hat trick for @Ibra_official. pic.twitter.com/2luFKtpqsW
— Major League Soccer (@MLS) July 30, 2018
Orlando kryesoi tre herë gjatë ndeshjes dhe shkoi në pushim në avantazh 2-1, por nuk i kishte bërë llogarinë me “përbindëshin” suedez, sepse Ibra dha asist në pjesën e parë dhe fitoi ndeshjen në pjesën e dytë, me 3 gola në minutat 47, 67 e 71.
Tashmë Ibra ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje dhe Galaksi është në rrugën e duhur për një vend në play-off.